Reagon Serbia pasi Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për shpronësimin e tokave në veri

Për këtë përmes një njoftimi ka reaguar e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Gjatë mbledhjes të së premtes Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka miratuar vendimin për shpronësimin e tokave në Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut.

Për këtë përmes një njoftimi ka reaguar e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ku e kanë akuzuar kryeministri, Albin Kurti, për “vendime të njëanshme dhe të paligjshme” ndaj qytetarëve serbë të Kosovës.

“Me këtë qëllim sot është marrë një vendim i ri nga Qeveria e Kosovës për shpronësimin përfundimtar të pronës së paluajtshme të pronarëve të parcelave në komunën Leposaviq dhe Zubin Potok, si sulm i ri ndaj pronës private të Serbët, ndërsa në të njëjtën kohë në pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës, përfaqësuesit ilegal dhe jolegjitim të Kurtit kërcënojnë me hapjen e urës në Ibër si formë e re e provokimit dhe frikësimit të serbëve”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se vitin e kaluar, serbët lokalë në fshatin Dren të Leposaviqit në veri, protestuan për tri ditë me radhë, duke kërkuar nga Qeveria që të tërheqë vendimin për shpronësimin e tokës në atë zonë, të marrë në mes të janarit 2023.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika