Reagon Sveçla pasi “defunksionalizoi” mikrofonin e kryekuvendarit të Prishtinës, zyrtarët policorë në vendngjarje

Pas mbledhjes së Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Gëzim Sveçla, vandalizoi sallën e mbledhjeve.

Incidenti erdhi pas miratimit të buxhetit për vitin 2025 nga Kuvendi Komunal.

Komuna e Prishtinës miraton buxhetin për vitin 2025

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, publikoi një video ku paraqitet momenti i veprimit të Sveçlës.

“Shkatërrimtarë e dhunues. Fytyra e përhershme e VV-së. Shefi i asamblistëve të VV në Prishtinë dëmton sallën sepse… është miratuar buxheti. Në dhunë janë themeluar, të tillë do jenë gjithmonë”, ka shkruar Mustafa.

Në vendngjarje janë shkuar zyrtarë policorë për të hetuar rastin.

Për këtë ka reaguar edhe vetë Sveçla, duke shpjeguar arsyet e veprimeve të tij.

Sveçla ka theksuar se, për të pamundësuar vazhdimin e seancës dhe për të parandaluar miratimin e projekteve që, sipas tij, dëmtojnë qytetin dhe zhvillimin e tij, ai ka tentuar të defunksionalizojë mikrofonin e Kryesuesit të Kuvendit.

“Për të pamundësuar vazhdimin e një seance të jashtëzakonshme klandestine të Kuvendit Komunal, ku do të votohej Plani Zhvillimor Komunal dhe zgjerimi i Zonës Ekonomike, në një moment kam provuar ta defunksionalizoi mikrofonin e Kryesuesit të Kuvendit.

Edhe pse mikrofoni u rregullua, seanca u ndërpre në mungesë të kuorumit dhe, të paktën përkohësisht,  nuk u miratuan projekte qe e dëmtojnë qytetin, e ngulfasin zhvillimin dhe ju shërbejnë pronave të oligarkëve duke i shndërruar nga toka bujqësore e hapësira të gjelbra në zona ekonomike. 

Pazaret personale e partiake, favoret e kusuritjet për financim të fushatave zgjedhore nuk mund të bëhen në dëm të qytetit Prishtinës. Mbase veprimet për t’i parandaluar këto pazare nuk janë pamjet që do të donim t’i shihnim, por Prishtina është më e rëndësishme se çdo imazh i paraqitur”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, publikoi një video ku paraqitet momenti i veprimit të Sveçlës.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika