Reagon Tadiq: Mediat e Vuçiqit po e zmadhojnë Asociacionin për të fshehur dështimin e Vuçiqit në dialog

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka reaguar duke e akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pas pranimit të propozimit evropian. Ai ka thënë se mediat që janë të kontrolluara nga Vuçiq, sipas tij, janë duke e vënë në pah Asociacion e Komunave me shumicë serbe, më qëllim që të mbulohen dështimet e presidentit aktual në dialogun me Kosovën.

Më tej, Tadiq ka thënë se çdo humbje të Vuçiqit në dialog mediat e kontrolluara nga ky i fundit janë duke e paraqitur si fitore të presidentit të Serbisë.

“Mediat e regjimit në Serbi po pompojnë artificialisht dhe me urdhër rëndësinë e madhe të formimit të Asociacionit të Komunave Serbe në mënyrë që çdo humbje në negociatat në Bruksel të paraqitet në mënyrë të rreme si fitore nga Vuçiq”, ka thënë Tadiq në Twitter.

Ish-presidenti i Serbisë u është drejtuar serbëve duke iu thënë që Asociacioni nuk duhet të cilësohet si fitore.

“Qytetarët serbë duhet ta dinë se Asociacioni nuk është fitore”, ka përfunduar Tadiq.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika