Reagon Valon Syla u jep 24 orë kohë kërcënuesve të tij

Valon Syla e ka bërë një paralajmërim publik në Facebook duke thënë se do të denoncojë në Policinë e Kosovës secilin person që i ka dërguar mesazhe kërcënuese

Gazetari Valon Syla ka reaguar në rrjetin e tij social facebook ndaj të gjithë atyre që e kanë kërcënuar ndër vite në rrjetin e tij social Facebook ku i ka thënë se kanë kohë 24 orë për t’i fshirë mesazhet kërcënues ndaj tij.

Sipas Sylës nëse nuk i tërheqin kërcënimet të gjithë personat do t’i raportojë në Policinë e Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të gazetarit Valon Sylës, të cilin e ka bërë në rrjetin e tij social Facebook.

Lajmërim Publik për Xhematin e Facebookut

Deri tash asnjë person që mu është kërcënuar me mesazhe nuk e kam derguar apo denoncuar në polici tash e 25 vjet sa punoj si gazetar dhe në media. Si kam denoncuar as kur jam sulmuar fizikisht rastin e gërrnaçit.

Por, po e shoh se pernjëmend i keni kapërcyer të gjithë kufijtë e njerëzores dhe asaj që ua lejon liria e juaj.

Prej këtij momenti i keni edhe 24 orë afat prej meje, nga mirëkuptimi dhe toleranca, nëse i keni ra pishman, me i fshi e me i tërhjek mesazhet që i keni dërguar drejt adresave të mia. Pas këtij afati, bash secilin do ta denoncoj në polici, veç e veç me foto dhe identitete.

Të fala.

#albanologji #media #liria

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika