Reagon Vela : 30 vjet pas luftërave të tmerrshme në ish-YU, regjimi i Vuçiq-it ka nisur një kryqëzatë për të krijuar një shtet për të gjithë serbët

Blerimi Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes

Blerim Vela, Shefi i Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar duke thënë se Serbia është po ajo Serbia e ish-Jugosllavisë, e cila kishte nisur lufta në Ballkan për të krijuar ‘Serbinë e Madhe’.

Sipas Velës, presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka tendencë për të nisur një luftë për të krijuar dominimin e Serbisë në rajon.

“Serbia, një vend kandidat për në BE, po përshkallëzon kërcënimet e agresionit ndaj Kosovës”, ka theksuar Vela.

“30 vjet pas luftërave të tmerrshme në ish-YU, regjimi i Vuçiq-it ka nisur një kryqëzatë për të dominuar rajonin dhe për të krijuar një shtet për të gjithë serbët”, ka shtuar ai.

Vela ka përfunduar duke thënë se “ata do të dështojnë rëndë, siç dështuan në vitet 1990”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika