Reagon vëllai i Donjeta Pajazitajt: Drejtësia edhe një herë vërtetoi se sa e fëlliqur është

“Drejtësia e Kosovës edhe njëherë vërtetoi se sa e fëlliqur është, edhe një here vërtetoi se njërzillaku nuk po ekzistojka, e vërtetoi qe njerëzimi qe punon aty e SHESIN fytyrën e tyre per para. Nga sot e tutje ne nuk kemi besim as ne Polici, Gjykata e as ne Prokurori kur qe 7 vite nuk kenë ne gjendje me e zbulu te vërteten. Keta me shumë jane te interesuar te marin nje page nga shteti sesa te vën drejtësi ne vendin e tyre”

Naser Pajazitaj, i dyshuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Gjykata Supreme ka liruar nga akuzat Naser Pajazitajn, të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në vitin 2015.

Për këtë ka reaguar vëllai i Donjetës, Shkelqim Pajazitaj, duke thënë se drejtësia e Kosovës edhe një herë e vërtetoi se sa e fëlliqur është.

“Drejtësia e Kosovës edhe një herë vërtetoi se sa e fëlliqur është, edhe një herë vërtetoi se njërzillaku nuk po ekzistojka, e vërtetoi qe njerëzimi qe punon aty e SHESIN fytyrën e tyre per para. Nga sot e tutje ne nuk kemi besim as ne Polici, Gjykata e as ne Prokurori kur qe 7 vite nuk kenë ne gjendje me e zbulu te vërteten. Keta me shumë jane te interesuar te marin nje page nga shteti sesa te vën drejtësi ne vendin e tyre”, ka shkruar Pajazitaj në Facebook.

Gjykata Supreme liron nga akuza të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika