Reagon zëvëndësministri i Arsimit për arrestimin e 16-vjeçarit në Pejë

Zëvëndësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, për arrestimin e 16-vjeçarit në Pejë, ka thënë se "Është e rëndësishme që autoritetet kanë reaguar në kohë për të parandaluar një tragjedi të madhe"

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi

Zëvëndësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka reaguar lidhur me rastin e arrestimin e 16-vjeçarit në Pejë, i cili po dyshohet se planifikonte vrasjen e nxënësve në Pejë.

Kelmendi ka thënë se janë të indinjuar lidhur me rastin.

“Është e rëndësishme që autoritetet kanë reaguar në kohë për të parandaluar një tragjedi të madhe”, ka thënë Kelmendi.

Zëvëndësministri i Arsimit ka thënë tutje se siguria në shkolla është thelbësore për të krijuar një mjedis të sigurtë shoqëror, “për çka duhet të angazhohen të gjitha institucionet, familjet dhe shoqëria”.

Më herët, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka dhënë detaje lidhur me këtë çështje.

Lexo dhe: Prokuroria jep detaje për rastin e 16-vjeçarit, të dyshuarit për planifikim të veprave terroriste

Përmes një njoftimi, Prokuroria ka thënë se 16-vjeçarit në Pejë,  është ndaluar për shkak se në periudhë kohore disa mujore ka bërë plane dhe është përgatitur për ndërmarrjen e një sulmi të gjerë ndaj disa nxënësve të një shkolle në Pejë.

Prokuroria njofton se me këto veprime i pandekurime ka kryer veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika