Reali triumfon, katalunasit largohen me humbje nga Bernabeu

Ekipi i udhëhequr nga Carlo Anceloti, Real Madrid, ka fituar ndaj Barcelonës me rezultat 3 me 1 në stadiumin Santiago Bernabeu

Karim Benzema dhe Fede Valverde

Reali Madridi ka shënuar fitore ndaj Barcelonës me rezultat 3 me 1 në “Estadio Santiago Bernabeu”, në ndeshjen e njohur si El Clasico.

Goli i parë për Los Blankos erdhi pas vetëm 12 minuatsh lojë nga Karim Benzema me një asistim nga Vinicius Junior.

Ndërkaq, ekipi i Xavi Hernandez lëshoi një rast të artë, ku sulmuesi Robert Lewandowski nuk arriti të shënojë gol.

Kështu në minutën e 35-të ishte Frederivo Valverde që shënoi për të thelluar epërsin në 2 me 0 nga një asistim i Ferland Mendy.

Ndërkaq, për të ngushtuar rezultatin në 2 me 1, në minutën e 83-të ka shënuar për Barcelonën Ferran Torres nga një asistim i Robert Lewandowksit.

Për ta përmbyllur El Clasicon, në minuat e fundit të lojës shtesë Reali me golin e Rodrygos nga pika e bardhë e mbyll ndeshjen me rezultat 3 me 1.

Më këtë Reali siguron kryesuesin e tabelës në La Liga me 25 pikë, me Barcelonën që e ndjek nga vendi i dytë me 22 pikë.

Tabela e La Liga

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika