Reali triumfon në ‘El Clasico’, merr kontrollin e La Ligës

Real Madrid ka shënuar një fitore vendimtare 3:2 ndaj Barcelonës në ndeshjen e fundit të “El Clasico” të kampionatit spanjoll të futbollit.

Ndeshja e zhvilluar në “Santiago Bernabue” u zhvillua me emocione të forta dhe momente dramatike.

Barcelona ishte dy herë në epërsi në këtë ndeshje, por në fund Real Madridi mori fitoren dhe tani po afrohet për të siguruar titullin e kampionit në La Liga.

Me këtë fitore, Real Madridi udhëheq në tabelë me 81 pikë, ndërsa Barcelona qëndron me 70 pikë.

Në një ndeshje tërheqëse, Andreas Christensen shënoi për Barcelonën në minutën e gjashtë, por Vinicius Junior barazoi rezultatin për Real Madridin në minutën e 18-të nga një penallti. Pas kësaj, Fermin Lopez riktheu epërsinë për Barcelonën në minutën e 69-të, por Lucas Vazquez barazoi përsëri për Real Madridin në minutën e 73-të.

Në minutat shtesë të ndeshjes, Jude Bellingham shënoi golin vendimtar për Real Madridin në minutën e 92-të, duke siguruar fitoren 3:2 për skuadrën e tij.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika