Siç e do zakoni, pjesëmarrësit e Samitit të Berlinit që po mbahet në Tiranë për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, kanë realizuar “fotografinë familjare” në Tiranë.
Fotografia është shkrepur nën ritmin e muzikës folklorike shqiptare e të Ballkanit dhe vallëzimit të valltarëve të Ansamblit.
Liderët evropianë dhe ata të Ballkanit Perëndimor janë argëtuar teksa duartrokitën nën ritmin e muzikës.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, nuk pranoi të merrte pjesë në fotografinë familjare me liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në prapavijën e së cilës në mesin e flamujve të vendeve pjesëmarrëse të Procesit të Berlinit ishte edhe ai i Kosovës.