Realizohet operacioni policor kundër trafikimit me qenie njerëzore

Policia e Kosovës ka identifikuar një viktimë të supozuar të trafikimit, mjete të ftohta dhe njëherësh, ka mbyllur disa lokale nga të cilat janë legjitimuar 275 punëtorë

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj), në vazhdën e marrjes së masave parandaluese për identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz, ka intensifikuar aktivitetet e saj në terren.

Në kuadër të Planit Operativ “Gushti 2022”, është identifikuar në një lokal, një viktimë e supozuar e trafikimit, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate.

Foto dërguar nga Policia e Kosovës

Ndër të tjera, është gjetur një revole me katër fishekë dhe dy thika dhe njëherësh janë iniciuar tri raste penale. Mirëpo kjo nuk është e gjitha, 36 lokale nate janë kontrolluar dhe nëntë janë mbyllur nga inspektorët përkatës.

Përgjatë së premtes, janë legjitimuar 275 punëtorë të lokaleve, përkatësisht 190 femra dhe 85 meshkuj. Nga 275 në total, 134 janë me shtetësi të Shqipërisë, 132 shtetas të Kosovës dhe të tjerët nga vendet e rajonit si, Maqedonia, Serbia dhe Bullgari.

Mjet i sekuestruar. Foto dërguar nga Policia e Kosovës

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika