Rebelët Huthi thonë se SHBA-ja ka kryer sulm vdekjeprurës në Jemen

Rebelët jemenas, Huthi, thanë se një numër personash janë vrarë gjatë një sulmi ajror në Hodeida një ditë më parë

Rebelët jemenas, Huthi, thanë se një numër personash janë vrarë gjatë një sulmi ajror në Hodeida një ditë më parë.

Rebelët Huthi – që janë të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – fajësuan Uashingtonin për këtë sulm.

“Numri i viktimave nga agresioni amerikan në Hodeida është rritur në tetë dhe janë 16 të plagosur, teksa operacionet për largimin e rrënojave po vazhdojnë”, raportoi televizioni i rebelëve jemenas, Al-Masirah, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë.

Një ditë më herët, Ministria e Shëndetësisë e rebelëve jemenas tha se katër fëmijë dhe dy gra ishin vrarë.

Sipas mediave të rebelëve Huthi, sulmi ajror shënjestroi një zonë të banuar në Hodeida, qytetin-port në Detin e Kuq.

Zonat e kontrolluara nga rebelët në Jemen kanë përballur me sulme pothuajse të përditshme që kur Uashingtoni nisi një fushatë ajrore kundër rebelëve – që mbështeten nga Irani – më 15 mars për t’i detyruar ata që të ndalojnë së kërcënuari anijet tregtare që kalojnë në Detin e Kuq.

Që atëherë, rebelët Huthi kanë kryer sulme duke shënjestruar anijet e ushtrisë së SHBA-së dhe Izraelit, duke thënë se sulmet janë në shenjë solidariteti me palestinezët në Rripin e Gazës.

Rebelët nisën sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, por edhe në territorin izraelit, pas nisjes së luftës në Gazë tetorin e vitit 2023. Por, më pas ata ndërprenë sulmet gjatë armëpushimit që u arrit mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Në mars, Izraeli ndërpreu të gjitha furnizimet në Gazë dhe rinisi ofensivën në enklavën palestineze.

Sulmet e rebelëve Huthi në rrugën tregtare përmes Detit të Kuq, ku kalon 12 për qind e të gjitha dërgesave botërore, ka detyruar shumë kompani që të ndryshojnë linjën e transportit të mallrave të tyre./Radio Evropa e Lire

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

Të fundit nga rubrika