Receta e gatimit të petullave tradicionale

Në listën e gatimeve shqiptare padyshim se petullat ngelin të preferuarat. Këto petulla janë gatuar më herët nga gjyshet dhe nënat shqiptare, janë të shijshme duke i shoqëruar me diçka apo edhe pa asgjë, njashtu fantastike për mëngjes

Ilustrim

Nëse ka një kërkesë drejt nënave apo gjysheve për të gatuar diçka të mirë e të shijshme, padyshim në krye të listës së gatimeve shqiptare janë petullat.

Të ngrohta, me pak mjaltë, sheqer pluhur a kanellë, reçel apo djathë. Por edhe pa i shoqëruar fare me asgjë, shija e tyre e plotë ju përfshin.

Fantastike për mëngjes dhe shoqëruese të këndshme për drekë, petullat mbeten një nga gatimet speciale jo vetëm për familjen dhe fëmijët por edhe për miqtë e të afërmit

Më poshtë mund të lexoni një recetë të lehtë dhe të shpejtë për përgatitjen e petullave gënjeshtare në shtëpi. Një mënyrë fantastike për t’i shijuar me familjen a me miqtë.

Quhen gënjeshtare sepse janë të fryra nga jashtë dhe bosh nga brenda. E megjithatë, shija e tyre është fantastike.

Petullat gënjeshtare janë traditë e zonës së Korçës dhe rrethinave të saj.

Dikur gjyshet i gatuanin ato mëngjeseve dhe i shërbenin të ngrohta për nipërit e mbesat teksa gjithë shtëpia kënaqej me shijen e tyre të mrekullueshme.

Përgatitja e këtyre petullave në kushte shtëpie

Përbërësit që ju nevojiten: 500 gr miell gruri, 2 kokrra vezë të freskëta, 1 gotë e gjysmë kos, dy lugë kafeje me sodë dhe kripë.

Përgatitja

Në një tas të madh duhet të shtoni miellin, sodën dhe kripën.

Më pas krijoni një gropëz të vogël në mes dhe aty shtojini dy vezët dhe kosin.

I përzieni të gjithë përbërësit dhe punoni brumin me dorë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme dhe homogjene.

Pasi brumi është gati, atëherë sugjerohet ta lini të pushojë përreth një orë.

Më pas, brumin e ndani në dy pjesë të barabarta dhe secilën prej pjesëve e hapni në një petë me trashësi rreth 1 centimetër.

Petën e prisni në katrore, rrethore ose trekëndore të vogla me madhësi nga 5-6 centimetra.

E vendosni tiganin në zjarr dhe hedhni vajin, pasi ky i fundit të jetë ngrohur filloni të skuqni petullat, duke i skuqur ato sipas dëshirës dhe më pas i ngrëni në bazë të preferencës tuaj.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika