Kryetari i Komisionit për Organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Mërgatë, njëherësh deputet i kësaj partie, Elmi Reçica dhe anëtari i kryesisë Betim Gjoshi, kanë qënduar në Lion të Francës.
Aty janë takuar me veprimtarë të ndryshëm që jetojnë e punojnë në këtë shtet për të nisur përgatitjet për formimin e Degës së PDK-së në Francë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Reçica ka shkruar kanë e bashkëbiseduar për “sfidat dhe sukseset e arritura në fushat ku ata veprojnë si dhe për vazhdimësinë e proceseve të rëndësishme në të mirë të zhvillimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës”.
“Në Lion të Francës, kënaqësi të jem në zyrën e veprimtarit dhe biznesmenit të suksesshëm Ferat Bislimi, për të bashkëbiseduar me mërgimtarët tanë, veprimtarë e biznesmen të dalluar, për sfidat dhe sukseset e arritura në fushat ku ata veprojnë si dhe për vazhdimësinë e proceseve të rëndësishme në të mirë të zhvillimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës”, ka shkraur Reçica.