Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, është shprehur falënderues për mirëpritjen e bashkatdhetarëve të Belgjikës.
Reçica ka bërë të ditur se bashkë me Betim Gjoshin, anëtarin e kryesisë së PDK-së, kanë qenë të mirëpritur atje tash e disa ditë.
Ai ka thënë se në Belgjikë kanë marrë zotimin për angazhim maksimal në riorganizimin e PDK-së në Belgjikë.
“Bashkë me anëtarin e Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, tash e disa ditë jemi mirëpritur dhe kemi takuar qindra bashkatdhetarë në Bruksel, Liege, Sint-Niklaas, Roeselare, Namur, Tilt dhe Brugge, ku morëm zotimin për angazhim maksimal në riorganizimin e PDK-së në shtetin mik të Belgjikës”, ka shkruar Reçica.
Mes të tjerash, ai është shprehur se PDK-ja ka qenë dhe do të mbetet “e përkushtuar për të qenë afër mërgatës dhe së bashku për ta ndërtuar dhe zhvilluar Kosovën”.