Deputeti i PDk-së, Elmi Recica, ka bërë të ditur se së bashku me nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitakun, nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj kanë takuar kryetarin e qyteti të Trevisos, Mario Conte.
Reçcia njoftoi se kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit të komunave, kontributin e mërgatës së Kosovës dhe integrimin në shoqërinë italiane.
“Në Itali, së bashku me Vlorën, Enverin, Bedri Sukën dhe Admir Zogajn patëm nderin dhe kënaqësinë që ta takojmë kryetarin e qytetit të Trevisos, z.Mario Conte, me të cilin bashkëbiseduam për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet komunave tona, për kontributin e mërgatës tonë dhe integrimin në shoqërinë italiane. Shprehëm falënderimin tonë ndaj Italisë, për mbështetjen e përhershme që i ka dhënë Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe të integrimit evropian”, ka shkruar Recica në Facebook.