Reciprocitet për Asociacionin, a duhet vetëmenaxhim edhe për shqiptarët në Serbi?

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka ripërsëritur se kërkohet reciprocitet dhe se çdo lloj e drejte që u jepet serbëve duhet të jetë në simetri me të drejtat që i janë dhënë komunitetit shqiptar në Luginë

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur edhe një herë kundërshtimin e tij të fortë ndaj draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se qëllimi kryesor i ekipit menaxhues ishte krijimi i një Republika Sërpska në Kosovë.

Në një lidhje direkte në A2 CNN, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka theksuar se zgjidhja duhet kërkuar në kuadër të asaj që e lejon Kushtetuta e Kosovës.

“Nuk mund të lejojë kurrsesi ndërtimin e standardeve më të larta nga ato të vetë BE-së për pakicat, dhe jo lejimin e situatave të tilla kur këto standarde unike do të kishin vlerë vetëm për një komunitet në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë tutje deputeti shqiptar në Serbi.

Ai ka theksuar se qëndrimi i tyre është i njohur: “Kërkohet reciprocitet dhe çdo lloj e drejte që u jepet serbëve të jetë në simetri me të drejtat që i janë dhënë komunitetit shqiptar në Luginë”, raporton EO.

Ndërsa, sa i përket modelit të Kroacisë për pakicat kombëtare, të cilin presidenti serb Aleksandër Vuçiq e refuzoi për Kosovën, Kamberi ka shpjeguar se ngërçi në këtë rast qëndron te fakti që Serbia do të këmbëngulë deri në fund për të nxjerrë diçka më tepër nga ajo që ka bërë në Kroaci.

Sipas tij, Serbia kërkon që të ketë mekanizma të përhershëm, me të cilat kërkon që të kontrollojë stabilitetin në Kosovë.

Zgjidhja, ka thënë Kamberi, duhet kërkuar vetëm në kuadër të Kushtetutës dhe që parimet për pakicat të mos jenë të natyrës ekskluzive për serbët.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika