Dikur ishin njerëzit kryesor që po ndërmjetësonin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
E pasë m shumë se 10 vjetësh për këtë problem, sërish po flasin baronesha Catherine Ashton e ish ndihmës serkretari i shtetit amerikan për cështje evropipanem Philip Reeker.
Madje ata qëndruan në Prishtinë këtë të premte, ndërsa Ashton tha se duhet vendosmëri për të ecur përpara në dialog.
Catherine Ashton, Ish kryediplomatja e BE-së
“Duhet udhëheqje e vërtetë, vendosmëri e vërtetë, të jesh i përgatitur për të lëvizur dhe menaxhuar situatën për të bërë kompromis në kuptimin më të mirë të kësaj fjale, jo për t’u dorëzuar, ka të bëjë me krijimin e gjërave që do ta bashkojnë atë. Nuk do të jetë e lehtë, por shpresoj se do ta bëjmë dhe ju do të mbështeteni në këtë nga shumë njerëz që duan të shohin sukses”, ka thënë Ashton.
Në këtë ngjarje fjalën e mori edhe ish ambasadori Reeker.
Por, diplomati i njohur amerikan shprehi habinë e tij për një gjë sa i përket dialogut Kosovë – Serbi.
“Çfarë prodhoi dialogu kur Cathy udhëhoqi të dy palët për të gjetur akomodimin dhe për të arritur marrëveshjen e Brukselit një dekadë më parë. Hapa seriozë, akomodime, kompromise që ishin të nevojshme, por që liderët e gjetën guximin dhe mençurinë për t’i ndërmarrë, sepse e dinin se kjo mund t’i çonte gjërat përpara. Nga këndvështrimi im personal, kalova në gjëra të tjera në karrierën time, diplomacia do të ishte një problem tjetër sfidë, dhe është e jashtëzakonshme në mënyrën se si u kthye një dekadë më vonë dhe të themi se ata ende po flasin për targat, dua të them se si mund të ndodhë kjo”, ka thënë Philip Reeker.
E pyetur nëse është ftuar nga BE-ja apo ndonjë palë si konsulte për dialog, Ashton tha se është gjithmonë e gatshme.
“Mund të bëj çdo gjë në mbështetje të dialogut dhe në mbështetje të popullit të Kosovës dhe Serbisë për të ecur përpara së bashku në kontekstin e anëtarësimit në BE dhe të gjitha këto do t’i bëj. Pra, nëse dikush më telefonon nga Brukseli, Kosova, Serbia, Departamenti i Shtetit ose kudo, unë gjithmonë me kënaqësi do të shtoj atë që mundem, por mendoj se duhet të kujtojmë gjithashtu se kjo është 10 vjet më parë. Por, mendoj se kryeministri tha dje se ditët e Ashton-it, Daçiqit dhe Thaçit kanë mbaruar, dhe ai ka të drejtë”, ka shtuar Ashton.
Ashton që pati rolin e Kryediplomates së BE-së nga viti 2009 deri në 2014-ën, në Kosovë erdhi edhe për promovimin e librit të saj “ AND THAN WHAT”, në të cilin ia ka dedikuar një kapitull dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mbi angazhimin e saj diplomatic.