Referi Mentor Ajeti i kërkon falje FC Prishtinës

Referi kryesor i ndeshjes mes Dukagjinit dhe Prishtinës, Mentor Ajeti, e ka pranuar gabimin e bërë në këtë ndeshje kur e pranoi golin e parregullt të klinasve

Referi Ajeti

Referi kryesor i ndeshjes mes Dukagjinit dhe Prishtinës, Mentor Ajeti, e ka pranuar gabimin e bërë në këtë ndeshje kur e pranoi golin e parregullt të klinasve.

Ai madje i ka kërkuar falje klubit Bardhekaltër për këtë gabim, për të cilin thotë se është i paqëllimshëm.

“Edhe unë dua ti kërkoj falje FC Prishtinës, FFK-së dhe gjithë futbolldashësve dhe shpresoj që gabimi që unë kam bërë ditën e djeshme të konsiderohet si gabim i imi dhe ekipit të gjyqtarëve dhe jo të etiketohen njerëz të tjerë” ka thënë ndër të tjera Ajeti.

Dukagjini triumfoi 1:0 ndaj Prishtinës në stadiumin “18 Qershori”, me prishtinasit që janë ankuar në golin e vetëm që vulosi epilogun e këtij takimi.

Prishtinasit e lëshuan mbrëmë një komunikatë duke u ankuar në referimin, të cilin e kanë konsideruar si skandaloz, ndërsa kryeqytetasit e kërkuan edhe përsëritjen e ndeshjes.

Ai përmes një njoftimi, krahas FC Prishtinës, iu kërkoi falje edhe Federatës së Futbollit të Kosovës dhe sportdashësve, derisa për gabimin tha se është njerëzor, i cili mund t’i ndodhë gjithkujt, madje edhe në ligat më të forta evropiane.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të jap kontributin tim dhe do të pranoj çdo vendim që vjen nga FFK.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika