Refuzimi i takimit me Kurtin, AAK-ja njofton për arsyen

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka bërë të qartë se tema e propozuar për këtë takim ka të bëjë me agjendën legjislative, dhe sipas tyre, kjo është çështje që i përket drejtpërdrejt shefit të Grupit Parlamentar. Ata thonë se janë të gatshëm të diskutojnë nëse ka ndonjë temë tjetër që lidhet me interesin nacional

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u kishte dërguar ftesë për takim krerëve të partive opozitare, por vetëm kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese.

Lidhur me refuzimin e tyre, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një përgjigje për Portalin Dukagjini e ka bërë të qartë se tema e propozuar për këtë takim ka të bëjë me agjendën legjislative, dhe sipas tyre, kjo është çështje që i përket drejtpërdrejt shefit të Grupit Parlamentar.

Ata thonë se janë të gatshëm të diskutojnë nëse ka ndonjë temë tjetër që lidhet me interesin nacional.

“Ashtu siç jemi deklaruar në përgjigjen drejtuar Kurtit, konsiderojmë që i takon shefave te grupeve parlamentare në Kuvend të dakordohen sa i përket agjendës legjislative, siç përcaktohet në bazë të rregullores së Kuvendit. Në qoftë se ka ndonjë temë tjetër lidhet me interesin nacional, mund të diskutohet në një moment tjetër”, thuhet në përgjigjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim synohet të diskutohet agjenda legjislative, ndërsa përfaqësuesi i PDK-së, Krasniqi, ka përmendur se do të diskutohet edhe caktimi i datës së zgjedhjeve.

Takimi është planifikuar të mbahet në orën 18:30.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika