Refuzohen nëntë kërkesa për statusin e viktimave pjesëmarrëse në çështjen Thaçi dhe të tjerët

Trupi gjykues II ka hedhur poshtë raportin e fundit me nëntë kërkesa për statusin e viktimave pjesëmarrëse në çështjen Thaçi dhe të tjerët

Gjykata Speciale në Hagë.

Trupi gjykues II ka hedhur poshtë raportin e fundit me nëntë kërkesa për statusin e viktimave pjesëmarrëse në çështjen Thaçi dhe të tjerët.

Gjykatësit kanë refuzuar të merrnin në konsideratë besueshmërinë e këtyre kërkesave pasi afati kohor për dorëzimin e tyre në këtë çështje ka skaduar më 15 shkurt të këtij viti.

Sipas trupit gjykues, nuk është treguar “asnjë arsye e pranueshme për t’i konsideruar ato si të vlefshme siç parashihet në Rregullën 9 (5) (b)”.

Këtë vendim, trupi gjykues e ka marrë sot derisa ka bërë të ditur se zyra për pjesëmarrjen e viktimave mund të ridorëzojë raportin me informacione shtesë.

Në këtë proces gjyqësor deri tani janë pranuar 141 persona që pretendojnë se janë viktima.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse, ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. /KP

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika