Refuzohet anëtarësimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në ACCF

Asociacioni Frankofon i Gjykatave Kushtetuese ka refuzuar pranimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në kongresin e mbajtur në Dakar të Senegalit

Asociacioni Frankofon i Gjykatave Kushtetuese (ACCF), të enjten, ka refuzuar pranimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në kongresin e mbajtur në Dakar të Senegalit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Veton Dula, drejtor i Zyrës për Komunikim dhe Informim në Kushtetuese.

Ai ka thënë se Kushtetuesja ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në ACCF fundvitin e kaluar dhe kjo është hera e parë e aplikimit në këtë asociacion.

“Në Kongresin e 9-të të ACCF-së, mbajtur në Dakar të Senegalit, më 1 qershor 2022, përkundër numrit të madh të votave të fituara, kërkesa e Gjykatës për anëtarësim megjithatë këtë herë nuk u mbështet nga numri i domosdoshëm i gjykatave anëtare, me një ndryshim minimal të votave për dhe kundër”, thuhet në përgjigjen e Dulës.

Shoqata e Gjykatave Kushtetuese Frankofone është krijuar më 1997 si iniciativë e gjuhëve të huaja të Francës për të raportuar mes anëtarëve të frëngjishtfolëse. Në vitin 2019 ndërroi emrin. Tani ka 50 anëtare nga Afrika, Evropa, Amerika e Azia. Asambleja e përgjithshme mbahet çdo tre vjet. Anëtare është edhe Shqipëria.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika