Refuzohet apeli, Veseli mbetet në paraburgim

Paneli i Gjykatës së Apelit ka nxjerrë vendimin, me anë të të cilit ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit, në lidhje me lirimin nga paraburgimi.

Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale. Pavarësisht kësaj, më 23 dhjetor, gjyqtari paraprak kishte nxjerrë vendim me qëndrimin e Prokurorisë, duke refuzuar lirimin e Veselit dhe duke injoruar garancën e Policisë së Kosovës më 27 tetor të vitit të kaluar, për mbrojtjen në liri të Veselit.

Në këtë datë, Policia e Kosovës, me urdhër të gjyqtarit paraprak, kishte dërguar në Speciale garancë të detajuar, në lidhje me kapacitetet e saj operacionale për të mbikëqyrur kushtet e mbrojtjes në liri.

Ankesa, siç thuhet në vendim, është refuzuar në tërësi. Njëjtë si ndaj Veselit, apeli ka marrë vendim edhe për Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, teksa ende nuk ka marrë vendim për ish-presidentin Thaçi.

Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat ndaj tyre. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.

Sipas aktakuzës, e cila është konfirmuar më 26 tetor 2020, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale  kishin qëllimin e përbashkët, për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi gjithë Kosovën, përmes metodave që përfshinin: frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

Gjykata Speciale në Hagë

“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’). Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, është thënë në aktakuzë, përcjellë Betimi për Drejtësi.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika