Refuzohet kërkesa e prokurorisë, kirurgu i arrestuar në Vushtrri dërgohet në arrest shtëpiak

Gjykata Themelore- Departamenti i Krimeve të Rënda në Mitrovicë, ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj Dr. Isuf Zekaj, duke ia caktuar atij masën e arrestit shtëpiak

Ilustrim

Gjykata Themelore – Departamenti i Krimeve të Rënda në Mitrovicë, e ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj Isuf Zekajt, njërit nga kirurgët që akuzohet për marrje të parave për trajtimin e pacientëve në Spitalin e komunës së Vushtrrisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë avokati i Zekajt, Mahmut Halimi, i cili tha se Gjykata Themelore e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit.

“Pas seancës së mbajtur në Gjykatën Themelore-Departamenti i Krimeve të Rënda në Mitrovicë, në çështjen kundër Dr.Isuf Zekaj, u refuzua kërkesa për paraburgim e Prokurorisë Themelore dhe iu caktua masa e arrestit shtëpiak. Beteja vazhdon drejt zbulimit te prapaskenave dhe hijeve të errëta”, ka shkruar Halimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ndryshe, në lidhje me këtë rast që dyshohet se kirurgët kanë marrë ryshfet nga pacientët, më 10 janar, janë suspenduar tre kirurgë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe një anëtar i bordit të ShSKUK-së është shkarkuar.

Kirurgët e suspenduar të martën e 10 janarit, ishin Arsim Latifaj, Ekrem Sefiu dhe Isuf Zekaj.

 

Arrestohen e suspendohen dy kirurgë të dyshuar për “marrje ryshfeti”

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika