Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, brenda dy ditëve, dy herë është ndaluar në Aeroportin e Beogradit nga policia kufitare serbe.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Trajkoviq nëpërmjet një postimi në Twitter, duke theksuar se nuk i besohet që edhe gjatë ditës së sotme është ndaluar nga policia në aeroport.
“Nuk më besohet se po e shkruaj këtë, por jam ndaluar sërish nga policia kufitare në Aeroportin e Beogradit. Ata duket se mendojnë se publiku do të lodhet me postimet e mia, dhe se bashkësia ndërkombëtare do ta pranojë keqtrajtimin tim si fakt. Ndërsa ‘ata të tyre” që janë nën sanksionet e SHBA-ve po lëvizin të lirë…”, ka shkruar Trajkoviq.
Ne mogu verujem da ovo pišem ali opet sam zadržana od strane granične policije na beogradskom aerodromu
Oni izgleda računaju da će se javnost umoriti od mojih objava a da će međ. zajednica prihvatiti moje šikaniranje kao činjenicu
A ‘njihovi’ pod US sankcijama šetaju slobodni…
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) March 4, 2023
Ajo gjithashtu edhe të premten u ndalua në Aeroportin e Beogradit.
“Po flasim për Serbinë në BE dhe Ballkanin e Hapur dhe liria e lëvizjes është e kufizuar në mënyrë të paarsyeshme dhe jokushtetuese për mua dhe familjen time”, ka shkruar Trajkoviq.
Ajo ka pyetur presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe qeverinë serbe, se pse po ia bëjnë këtë.
Opet sam zadrzana od strane granične policije na beogradskom aerodromu.
Pričamo o Srbiji u EU i Otvorenom Balkanu a sloboda kretanja je bezrazložno i protivustavno ograničena meni i mojoj porodici.
Pitanje za @predsednikrs @SerbianPM @SerbianGov: zašto ovo radite?
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) March 3, 2023
- Rada Trajkoviq ndalet në Merdarë, thotë se prapa qëndron presidenti serb
- Rada Trajkoviq njofton se autoritetet serbe ia ndaluan vajzën në aeroportin e Beogradit
- Trajkoviq gati 12 orë e ndaluar në hyrje të Serbisë, thotë se po torturohet nga autoritetet serbe
Ndërkaq, në një prononcim për Dukagjin në dhjetor të viti të kaluar, Trajkoivq ka thënë se ka emra kush qëndron parapa këtyre ndalimeve që nuk janë të rralla për të.
“Arsyen as policia nuk e di, kanë thënë vetëm që nuk mundem të kaloj, i kanë mbajtur dokumentet katër orë dhe tani më kanë lëshuar. Këtë e bëjnë Vuciq dhe Vullin. Ata janë siç po flitet kuajt e Trojës të politikës ruse e cila duhet të maltretoj të gjithë ata që janë pro evropian dhe që janë për qetësi në rajon”, ka thënë Trajkoviq.