Regjistrimi i diasporës, KQZ ende pa vendim për shtyrjen e afatit

Mbledhja e KQZ-së dështoi për shkak të mungesës së kuorumit, pasi anëtarët nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja nuk morën pjesë, duke bllokuar shqyrtimin e njoftimit për afatin e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, për të cilin LVV kërkoi shtyrje deri më 29 dhjetor

Ka dështuar mbledhja e KQZ-së të enjten për shkak të mungesës së kuorumit. Në mbledhje munguan anëtarët nga radhët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. 

Në rend të ditës për shqyrtim mes tjerash ishte njoftimi për afatin e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës.

Kjo pikë sipas anëtarit të KQZ-së nga radhët e LVV-së, Alban Krasniqi ishte arsyeja e mungesës së këtyre anëtarëve në mbledhjen e sotme.

Sipas tij, opozitarët janë kundër shtyrjes deri më 29 dhjetor të afatit për regjistrim të mërgatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Duke argumentuar nevojën e shtyrjes së afatit, ai tha se deri tani mbi 92 mijë qytetarë nga mërgata mund të konsiderohen votues jashtë vendit, ndërsa trendi është në rritje, andaj kërkoi të gjenden forma të tjera për shtyrjen e afatit.

Por kjo u refuzua nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili në mungesë të kuorumit u largua nga salla e mbledhjeve.

Paraprakisht, ai tha se mungesa e anëtarëve nga opozita nuk lidhet me vendimin e PZAP-it për certifikimin e Listës Serbe. Sipas tij, pasi ai vendim të bëhet i plotfuqishëm dhe të kalojnë afatet kohore të ankesave KQZ-ja do të ketë vendimmarrje.

Anëtari tjetër i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ka komentuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa, (PZAP) për certifikimin e Listës Serbe, duke thënë se një gjë e tillë është gabim, pasi dëshmitë tregojnë se kjo parti është strofull e terrorizmit shovinist serb në Kosovë.

PZAP dje ka aprovuar ankesën e Listës Serbe dhe ka hedhur poshtë vendimin e KQZ-së, e cila kishte vendosur që këtë parti të mos e certifikonte për zgjedhjet e 9 shkurtit./KP

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika