Procesi i regjistrimit po vazhdon edhe më tutje, kështu radha i ka ardhur edhe kryeministrit Albin Kurti të regjistrohet.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Kurti, i cili ka thënë se procesi i regjistrimit ishte i thjeshtë dhe i shpejtë.
“Unë u regjistrova. Ishte një proces i lehtë e i thjeshtë, si dhe i shpejtë që zgjati më pak se dhjetë minuta. Është aq i rëndësishëm ky regjistrim i popullsisë saqë vendimtar për dhjetë vjeçarin e ardhshëm të politikave tona si shtet e të progresit tonë si shoqëri. Andaj regjistrohuni edhe ju për të planifikuar të ardhmen!”, ka shkruar Kurti në Facebook, teksa ka shpërndarë një video nga procesi regjistrimit.
Regjistrimi i popullsisë së Kosovës ka filluar më datën 5 prill dhe do të vazhdojë deri më datën 17 maj, teksa kreu i ASK-së, Avni Kastrati, të hënën që lamë pas ka deklaruar se numri i përgjithshëm i të regjistruarve deri tani ka arritur afër 900 mijë.