Rekord i ri në çmimin e derivateve në Kosovë

Edhe një rekord i ri i ngritjes së çmimit të derivateve është shënuar këtë të hënë. Naftëtarët thonë se tregu është i lirë teksa nga Qeveria nuk marrin përgjegjësi për ndërhyrje. Qytetarët kërkojnë dorën e shtetit për stabilizim

Ilustrim

Drejt dy euro është duke shkuar rritja e çmimit të derivateve.

Të hënën ka vazhduar rritja dhe është shënuar një tjetër rekord.

1 euro e 89 centë benzinën e 1 euro e 87 naftën për litër e kanë paguar qytetarët e Kosovës.

I papërballueshëm po duket të jetë ky çmim për atë që vozisin automjete.

Me ngulm po kërkojnë dorën e shtetit që kjo gjendje të përmirësohet.

“Qeveria tash duhet të bëjë diqka, ato akciza t’i largojë, dhe stabilizohet si shtetet tjera, unë po e shoh çmimet po fluturojnë. Në Shqipëri është 2.20 edhe këtu është shumë, qeveria t’i largojë taksat akzicat edhe të stabilizojë se është shumë lartë, çmimi i çmendur”, ka thënë Reshat Salihu –qytetar.

“Unë kam qenë dje për punë private në Shkup, për 17 cent ma lirë në Shkup se këtu edhe është më cilësore nafta”, ka thënë një Nuha Rama, një tjetër qytetar.

 

“Qeveria duhet me marrë masa me zbut gjendjen sepse mundësitë bugjetore të qytetarëve tonë nuk janë aq të mira, kshtu që me zbritje të akcizës për importimin e masës është një lloj mase që mundet me ndihmu qeveria që naftëtarët mos me i ngritë çmimet”, ka thënë Vesel Veseli –qytetar.

Shtete të ndryshme evropiane kanë ndërhyrë në çmime, sikurse është Gjermania, e cila ka hequr një pjesë të taksave për karburante.

Shqetësimeve të qytetarëve nuk u është përgjigjur Qeveria e Kosovës. RTV Dukagjini ka pyetur Ministrinë e Ekonomisë për mundësinë e ndërhyrjes në uljen e çmimeve të derivateve përmes heqjes së akcizës ose ndonjë opsion tjetër, por ata nuk janë përgjigjur.

Megjithatë, kërkesës së kamotshme të opozitës për heqje të akcizës, i është përgjigjur ministri Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook.

Thirrjet e opozitës që Qeveria të ulë TVSH-në apo akcizën në naftë ose produkte tjera, nuk i shërbejnë interesit të qytetarëve. Përkundrazi, një veprim i tillë vetëm sa do të trashte fitimet e tregtarëve në njërën anë, dhe do të kufizonte mundësitë e shtetit që t’i mbështesë familjet në nevojë në anën tjetër. Ulja e TVSH-së apo akcizës në situata inflacionare, jo domosdo reflektohet në zbritje të çmimit tek konsumatori”.

Nga ana tjetër, e shkurtër ka qenë përgjigja mbi këtë rritje të çmimit të derivateve nga  Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës .

“Çmimet ndryshojnë nga pika në pikë karburanti, tregu është i lirë dhe liberal. Qytetarët kanë mundësi që të zgjedhin ku të furnizohen”, ka thënë Fadil Berjani nga Shoqata e Naftëtarëve.

Çmimi i derivateve në Kosovë, muajt e fundit ka arritur në shkallën më të lartë ndonjëherë dhe në këtë ka ndikuar situata politike e tensionuar në mes të Ukrainës dhe Rusisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika