Rektori i UBT-së në ceremoninë e inaugurimit si anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës në Salzburg të Austrisë

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në ceremoninë festive për inaugurimin e anëtarëve të rinj të rregullt të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës.

Kjo ngjarje prestigjioze u organizua në Amfiteatrin kryesor të Universitetit të Salzburgut dhe mblodhi personalitete të shquara nga e gjithë bota.

Me këtë rast, Rektorit Hajrizi dhe anëtarëve të tjerë të pranuar gjatë këtij viti iu nda Certifikata e Anëtarësimit.

Rektori Hajrizi theksoi se pranimi në Akademi është një mundësi për të kontribuar më tej në fushat e interesit, duke adresuar probleme globale dhe sfida të reja.

“Jam i nderuar dhe i lumtur që jam pranuar në një komunitet kaq të rëndësishëm në Evropë dhe do të ofroj kontributin tim edhe më gjerë, veçanërisht në trajtimin e problematikave të reja globale që lidhen me fushat e mia të interesit, si inteligjenca artificiale, zhvillimi i qëndrueshëm, inovacioni, qytetet e mençura dhe të vetëqëndrueshme, edukimi, teknologjia dhe shumë të tjera”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Pranimi në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Evropës është një tjetër arritje e rëndësishme e Rektorit Hajrizi dhe UBT-së, duke theksuar angazhimin për zhvillimin e shkencës, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në nivel akademik.

Rektori Hajrizi u takua me shumë personalitete të njohura të shkencës nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe Presidentin e Akademisë, z. Klaus Mainzer, me të cilët diskutoi mundësitë e bashkëpunimit. Për hir të anëtarëve të rinj, Akademia Evropiane organizoi një mbrëmje gala festive të shtunën.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika