Rektori i UP-së thirrje studentëve: Mos bini pre e dezinformatave – të drejtat tuaja nuk po mohohen

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, reagoi ndaj kërkesave të studentëve për afate shtesë provimesh dhe paralajmërimeve për protestë. Ndërsa u bëri thirrje studentëve që të mos bien pre e dezinformatave nga grupe të caktuara.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, ka mbajtur një konferencë për media për të adresuar zhvillimet e fundit në institucion pas kërkesës së Parlamentit Studentor për afate shtesë të provimeve dhe paralajmërimeve për protestë të martën.

Gjatë konferencës, Hajrullahu theksoi se studentëve nuk u mohohen të drejtat, duke shtuar se statuti i universitetit është i qartë në këtë drejtim dhe se institucioni ka për detyrë të sigurojë një vlerësim të drejtë dhe të vazhdueshëm për studentët.

“Studentëve nuk i mohohen të drejtat, statuti është i qartë. Ne e kemi obligim që të bëjmë vlerësimin e studentëve në mënyrë të vazhdueshme dhe kjo është detyra jonë që të garantojmë”, ka thënë Hajrullahu.

Ai gjithashtu bëri thirrje që studentët të mos bien pre e dezinformatave dhe lajmeve të rreme, duke theksuar se keqkuptimet po nxitën qëllimisht nga grupe të caktuara për të krijuar tensione.

“Ideja ime ka qenë që konferencën e parë me media ta mbajë se si po e zhvillojmë transparencën dhe janë dyert hapur. Sot jam njoftuar se pas mbledhjes së komisionit studentët e kanë braktisur mbledhjen dhe brenda sekondash kanë njoftuar për protestë të martën. Unë e konsideroj të arsyeshme që t’iu flas  studentëve që mos të bien pre e dezinformatave dhe lajmeve të rreme. Këtu ka keqkuptime të qëllimshme nga grupet e caktuara. Më pak se gjashtë javë mund te them se çka është arritur.

Se si është çështja e adresimeve për afatet shtesë. Universiteti i Prishtinës ka arritur për të kontribuar, ne kemi arritur të inaugurojmë Qendrën e Arkeologjisë. Ne as nuk do t’i mohojmë të arriturat e shumta, por as problemet që kemi, andaj jemi këtu që çdo sfidë ta zgjedhim“, ka shtuar Hajrullahu.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” do të promovojë në Tiranë librin “Ciceroni shqiptar i...

Panairi i 27-të i Librit në Tiranë po afrohet. Ashtu si çdo vit tjetër, do të marrë pjesë edhe shtëpia botuese “Dukagjini”, e cila...

“Dukagjini” do të promovojë serinë e lektyrave shkollore në Tiranë

Për të gjithë ju, mësimdhënës, pedagogë, prindër, fëmijë; lexues të letërsisë për fëmijë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar që më datën 16 nëntor, ditën...

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Të fundit nga rubrika