Remi thotë se i ka caktuar vetë zyrtarët për informim në Zonën Operative të Llapit

Dëshmitari Rrustem Mustafa tha se për zonën operative të Llapit, zyrtarët për informim me publikun i ka zgjedhur ai, e jo Shtabi i Përgjithshëm, e që sipas tij kanë qenë Ismet Çakiqi, Lirak Qelaj, Hysen Fazliu dhe eprorë të lartë të zonës si shefi i Shtabit, zëvendësi i tij si dhe komandantët e brigadave

Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, në gjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, ka deklaruar se zyrtarët për informim me publikun i ka caktuar vetë ai.

Një deklarim të tillë, dëshmitari Mustafa e ka bërë duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Clare Lawson.

Prokurorja Lawson e ka pyetur atë nëse i kujtohet një dokument, ku sipas saj jepen udhëzime si të veprohet me gazetarët, vëzhguesit dhe diplomatët.

Në lidhje me këtë, dëshmitari Mustafa tha se i kujtohet se mirësjellja me gazetarë dhe vëzhgues është diskutuar brenda radhëve të UÇK-së, por se dokumenti si dokument nuk i kujtohet.

Paraprakisht, ai pohoi se nënshkrimi në atë dokument ishte i zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi., raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, sipas prokurores Lawson, paragrafi dy i atij dokumenti ka të bëjë me vëzhguesit, e që ajo lexoi se aty thuhet se shtabi i përgjithshëm ka caktuar personin për informim të ndërsjellët.

Mirëpo, dëshmitari Mustafa tha se për zonën operative të Llapit, zyrtarët për informim me publikun i ka zgjedhur ai, e jo Shtabi i Përgjithshëm, e që sipas tij kanë qenë Ismet Çakiqi, Lirak Qelaj, Hysen Fazliu dhe eprorë të lartë të zonës si shefi i Shtabit, zëvendësi i tij si dhe komandantët e brigadave.

Ndërkaq, kur atij iu paraqit një dokument tjetër ku thuhej se Fatmir Humolli është caktuar ndërlidhës për zonën e Llapit, dëshmitari tha se “është emri që më së paku është marrë me këtë çështje, mund të jetë caktuar por unë s’e paskam ditë këtë gjë”.

Ndryshe, në fillim të dëshmisë së tij, dëshmitari Mustafa ka deklaruar se në UÇK, ka qenë nga ushtar deri në pozitën e komandantit të Zonës Operative të Llapit.

Po ashtu, ka thënë se ka dhënë intervista në vitin 2002, procesin e vitit 2003, përsëritjet më 2009 dhe 2013 dhe procesin e Apelit në vitin 2015, si dhe intervistë edhe për Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Lidhur me intervistën në ZPS, ai tha se iu ka dhënë mundësia të rishikojë deklaratat e tij, por që nuk ka pasur pse të ndërhyjë dhe të bëjë korrigjime në to.

“Jo s’kam pas pse të ndërhyj, pse të mendoj ndryshe”, tha ai.

Ai gjithashtu tha se beteja e parë në të cilën kishte marrë pjesë ai në Zonën Operative të Llapit ka qenë në Kaçandoll në shtator të vitit 1998, kur tha se armëpushimi ka ndodhur me sa i kujtohej në tetor të ‘98-ës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika