Rëndësia e trajtimit të hershëm tek fëmijët – flasin psikologia Gllogu dhe logopedia Rexha

Vitet e para te jetës janë vitet më formuese ne jetën e fëmijëve. Në këtë fazë përcaktohen themelet e shprehive te tyre dhe krijohen modelet për vitet në vijim

Për rëndësinë e trajtimit të hershëm te fëmijët, në Radio Dukagjini, ka folur psikologia Diellza Gllogu. Ajo ka thënë se mosha kruciale për zhvillimin e fëmisë në shumë sfera është ajo nga zero deri në dy vjeç.

Ajo ka theksuar se intervenimi i hershëm tek fëmijët është nga mosha një deri në pesë vjeç, teksa ka shtuar se jo gjithmonë prindërit i vërejnë problemet e fëmijëve të tyre.

“Intervenimi i hershëm është nga mosha 1 deri në 5 vjeçare…Kemi raste kur prindërit arrijnë ti identifikojnë vështirësitë, dhe i bien vetë por në raste të tjera janë që referohen nga edukatoret, pas moshës 2 vjeçare edukatorja ka vërejt diçka. Jo çdoherë prindërit arrijnë ti vërejnë problemet”, ka thënë ajo.

Në Radio Dukagjini, ka folur edhe logopedia Fjolla Rexha e cila ka thënë se mosha kritike për zhvillimin e gjuhës te fëmijët zero deri në tri vjeç, kurse mosha zero deri në pesë quhet intervenim i hershëm.

“Mosha kritike kur fëmijët zhvillojnë gjuhën është 0 deri në 3, mosha 0 deri 5 është intervenim i hershëm. Është me rëndësi të përcjellët prej moshës 0 deri në 3, komunikojnë përmes të qarit, i dyfishojnë tingujt, fillojnë rrokjet e para”, ka thënë ajo.

Ajo ka theksuar se është e rëndësishme që fëmijët të vizitohen te logopedi, jo çdoherë sipas saj ka nevojë për trajtim, por sipas saj janë të rëndësishme këshillat.

Tutje ajo ka folur edhe për belbëzimin ku ka thënë se ai mund të trajtohet por se nuk është sëmundje. Sipas saj belbëzimi duhet të pranohet dhe të mos gjykohet nga askush.

Edhe psikologia edhe logopedia kanë theksuar se rëndësia e intervenimit në fëmijërinë e hershme ka të bëjë me minimizimin e vështirësive të fëmijëve.

Por sipas tyre, çdo intervenim është individual sepse çdo fëmijë është ndryshe.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika