Renditja e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit

Tërheqja e shortit nga KQZ-ja ka përcaktuar numrat e partive në fletëvotim për zgjedhjet e 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje do të ketë numrin 118, PDK numrin 131, LDK numrin 124, AAK në koalicion me Nismën Socialdemokrate numrin 137

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka përfunduar këtë të hënë procesin e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ja renditja e partive dhe koalicioneve në fletëvotim:

Lëvizja Vetëvendosje do të ketë numrin 118.

Partia Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 131.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 124.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në koalicion me Nismën Socialdemokrate, do të ketë numrin 137.

Lista Serbe, e cila nuk ka marrë pjesë në tërheqjen e shortit, do të ketë numrin 112.

Koalicioni për Familjen do ta ketë numrin 129 në fletëvotim, ndërsa partia Fjala do ta këtë numrin 138.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se më 9 janar pritet të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes, dhe më 11 janar fillon fushata zgjedhore e partive politike.

“Që nga mesi i muajit gusht KQZ është duke i vazhduar përgatitjet dhe deri më tani shumë nga aktivitetet janë kryer dhe të tjerat janë duke u zhvilluar. Më 9 janar pritet të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes, ndërkaq më 11 janar subjektet politike do ta fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore”, ka deklaruar Radoniqi.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika