Për shumë vite Xhemajl Muja i shërbeu Policisë së Kosovës.
Mirëpo, askush nuk do e mendonte se në një mëngjes ai do gjindej i vdekur në bunarin e shtëpisë së tij.
E këtë e kanë konfirmuar vetë policia e Kosovës të cilët përmendin faktin që i ndjeri ishte edhe polic.
Bashkëfshatarët, Xhemajl Mujën e kujtojnë si një njeri të respektuar, i cili kishte marrëdhënie të mira me të gjithë.
Mirëpo, ky nuk e din se si fqinji i tij ka përfunduar në bunar.
Fjalë të mira për Mujën dhe veprimtarinë e tij kishte edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës e Drenasit.
Nga kjo organizatë kanë thënë se Xhemajl Muja që nga rinia e tij ishte në shërbim të atdheut.
“Xhemajli ishte një djalë trim, i aftë, i përgatitur për luftë, ku për shkak të rezultateve të arritura në luftë, u emërua edhe si Komandant Togu. Ishte i angazhuar në Gradicë, mori pjesë në luftime në Gradicë, Gllanasellë, dhe ishte i gatshëm të shkoj kudo që ishte nevoja. Pas përfundimit të luftës, Xhemajli u angazhua prapë në shërbim të shtetit të Kosovës, si pjestar i Policisë së Kosovës, ku angazhimi i tij u dallua edhe aty. Lajmi për vdekjen e tij na ka tronditur të gjithëve”, ka thënë Enver Hajdari nga OVL-UÇK.
Xhemajl Muja gjatë luftës kishte shërbyer në Brigadën 114, ndërsa që nga pas lufta kishte shërbyer si zyrtar policor në stacionin policor të Drenasit.