Ulet çmimi i karburanteve në Shqipëri

Në çmimet e reja të publikuara nga Bordi i Transparencës vërehet një rënie e lehtë e çmimeve të naftës, benzinës dhe gazit

Bordi i Transparencës ka publikuar të shtunën çmimet e reja të vendosura për karburantet, ku është vërejtur një rënie e lehtë e çmimit të naftës, benzinës dhe gazit.

Çmimet e reja do të aplikohen pasdite duke filluar në ora 18:00, sipas të cilave, gasoil ulet në 237 lekë litri nga 243 sa ishte, benzina rritet me 4 lekë dhe do të shitet për 227 lekë, ndërsa gazi nga 100 lekë ulet me 6 lekë nga vendimi i mëparshëm.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.”

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 215 lekë/litër.”

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 100 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 88 lekë/litër për automjetet.”

Ilustrim

Sipas njoftimit, çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.

Këto çmime do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, në të cilën do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika