Renovimi i Palestrës Sportive drejt përfundimit, Rama e falënderon Ministrinë e Kulturës për investimin

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se është në përfundim renovimi i Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë teksa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka falënderuar për një investim të tillë në infrastrukturën sportive

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se është në përfundim renovimi i Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë.

Sipas tij, ky investim do t’i kushtojë 200 mijë euro Qeverisë së Kosovës.

“Me dysheme profesionale, kosha dhe karrige me standarde të FIBAs, po sigurojmë qëndrueshmëri infrastrukturore për komunitetin sportiv, për garat e Lojërave Mesdhetare 2030, si dhe klubet të cilat kishin nevojë të kahmotshme për këtë renovim”, ka shkruar Çeku.

Ai bëri të ditur se punimet do të fillojnë edhe në palestrën e djegur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duke thënë se “Një palestër që i ka dhënë shumë emocione qytetarëve të kryeqytetit shpejt do të jetë e gatshme për sportistët tanë”.

Ai e ka falënderuar Ministrinë për këtë investim të tillë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika