Republika e Çekisë emëron ambasador në Kosovë për herë të parë

Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë ka njoftuar se Republika e Çekisë do ta dërgojë ambasadorin e vet në Prishtinë për herë të parë, 15 vjet pasi e njohu pavarësinë e Kosovës

Republika e Çekisë do ta dërgojë ambasadorin e vet në Prishtinë për herë të parë, 15 vjet pasi e njohu pavarësinë e Kosovës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë të martën.

Presidenti i Republikës së Çekisë, Petr Pavel, e ka emëruar Bohumil Mazanekun ambasador në Kosovë, me propozimin e Qeverisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë sqaroi për Radio Evropa e Lirë se deri më tani, në krye të misionit diplomatik ka qenë “i ngarkuari me punë”, kurse tani është emëruar ambasadori, shkruan REL.

Qeveria e ish-kryeministrit Mirko Topolanek njohu pavarësinë e Kosovën në vitin e shpalljes së saj më 2008.

Derisa qëndrimi i shtetit çek rreth pavarësisë nuk ka ndryshuar kurrë, dy presidentët e kaluar të Çekisë, Vaclav Klaus dhe Millosh Zeman, nuk kishin emëruar ambasador çek në Kosovë, madje ky i fundit kishte propozuar edhe tërheqjen e njohjes.

Petr Pavel, ish-shef i ushtrisë çeke dhe zyrtar i lartë i NATO-s, nisi mandatin pesëvjeçar në postin e presidentit të Republikës Çeke më 9 mars.

Ambasadori i emëruar, Mazanek, është njëri prej diplomatëve çekë me diplomë nga Instituti Shtetëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Moskës, dhe deri tani ka qenë ambasador në Lituani, i ngarkuari me punë në Tajlandë dhe konsull i përgjithshëm në Kinë dhe Poloni.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika