Republikanët e Senatit e zgjedhin John Thunen si lider të ri

Republikanët e Senatit amerikane e kanë emëruar John Thunen për ta udhëhequr këtë institucion vitin e ardhshëm

John Thune

Republikanët e Senatit amerikane e kanë emëruar John Thunen për ta udhëhequr këtë institucion vitin e ardhshëm, duke e zgjedhur një njeri që e njeh shumë mirë institucionin dhe duke i luftuar trysnitë nga mbështetësit e Donald Trumpit për ta zgjedhur një person besnik ndaj presidentit të zgjedhur.

Emërimi i senatorit të Dakotës së Jugut është shenjë që Senati mund ta ruajë njëfarë pavarësie nga Trumpi vitin e ardhshëm, kur republikanët do t’i kontrollojnë Shtëpinë e Bardhë dhe të dy dhomat e Kongresit.

Republikanët do t’i kenë të paktën 52 vende në Senatin me 100 ulëse dhe pritet ta kenë një shumicë të ngushtë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, sipas parashikimeve të mërkurën.

Në një konferencë për shtyp, Thune tha se do të synojë t’i konfirmojë shpejt të nominuarit e Trumpit dhe të punojë për ta ndihmuar atë t’i ultë shpenzimet dhe ta forcojë sigurinë në kufi.

“Mezi presim ta rimarrim shumicën dhe të fillojmë të punojmë me kolegët tanë në Dhomën e Përfaqësuesve për ta realizuar agjendën e presidentit Trump”, tha ai.

Thune tha se nuk do ta ulë pragun tradicional prej 60 votash në Senat, i cili është i nevojshëm për t’i kaluar shumicën e legjislacioneve, gjë që nënkupton se do të nevojitet mbështetja nga demokratët për pjesën më të madhe të kohës.

Thune, 63 vjeç, shihet si një individ me temperament të qetë dhe si një ligjvënës me përvojë, që ka marrëdhënie të ngushta me shumë nga republikanët e tjerë.

Ai aktualisht shërben si numri 2 i republikanëve në senat. Ai u zgjodh për herë të parë në Senat në vitin 2004.

Thune fitoi kundër senatorit John Cornyn të Teksasit, një tjetër veteran, duke marrë 29 kundrejt 24 sa i fitoi Cornyn.

Rick Scott nga Florida, një aleat i ngushtë i Trumpit, i cili u përkrah nga persona të fuqishëm nga jashtë, si miliarderi Elon Musk dhe komentatori konservator Sean Hannity, u eliminua në rundin e parë të votimit.

Disa nga mbështetësit më të zëshëm të Trumpit kishin shprehur shqetësim se Thune dhe Cornyn, të cilët kishin punuar ngushtë me McConnell, mund të mos ishin partnerë të besueshëm në qeverisje.

Scott, i cili u zgjodh për herë të parë në vitin 2018, është konservator i ashpër që ka shërbyer dy mandate si guvernator i Floridës./REL

Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

Të fundit nga rubrika