Reqica: Qytetarët të vijnë në zyrë të ndërmarrjes për riprogramim të borxhit, pa pasur nevojë për kosto shtesë

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Regjionale “Pastrimi", Petrit Reqica, i ka ftuar qytetarët borxhlinj të shkojnë në ndërmarrje dhe të konsultohen me zyrtarët kompetentë për mënyrat të cilat i ofrojnë për shlyerjen e borxheve të akumuluara

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Regjionale “Pastrimi”, Petrit Reqica, në një intervistë për Radio Dukagjinin ka thënë se arsyeja kryesore e paralajmërimit të konsumatorëve borxhlinj për dërgimin e lëndës në përmbarues privat është që konsumatorët t’i kryejnë obligimet e veta, pa pasur nevojë për të dërguar lëndën në përmbarim.

Tutje ka treguar se ekzistojnë mundësitë e pagesës periodike, përpos shumës rreth 15-20% që duhet përfunduar.

Reqica ka theksuar se Kompania Regjionale “Pastrimi” është një ndërmarrje që vepron me të vetmin mekanizëm, që përmes përmbaruesit privat të arrijë të grumbullojë borxhet, ku sipas tij ndërmarrja nuk e ka mundësinë e shkyçjes apo ndërprerjes së përkohshme të shërbimeve.

“Ne si ndërmarrje, e kemi të vetmin mekanizëm, përmbarimin për me i inkasu këto mjete, sepse nuk e kemi si kompanitë e tjera, të cilat e kanë një mundësi të shkëputjes së shërbimeve, apo ndërprerjes së përkohshme të shërbimeve. Ne se kemi atë mundësi. E vetmja mekanizëm ligjor e kemi procedurën e përmbarimin”, ka ritheksuar Reqica.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë të paraqiten fizikisht në zyrat e ndërmarrjes, për një konsultë me zyrtarët kompetentë, për të riprogramuar borxhin. Pasi iu ofrohet mundësia e pagesës “ku duhet të paguajnë 15-20% e borxhit, ku me pas mund të bëjnë me këste ose pagesa periodike”.

“Borxhet përfshijnë, në Prishtine bizneset ndërsa në komunat e tjera si Podujeva, Fushë Kosova, Obiliqi, Drenasi dhe Lipjani i përfshinë edhe amviseritë dhe bizneset”, ka theksuar Reqica.

Tutje ai ka shtuar se vlera totale e borxhit, të cilët konsumatorët e komunave, në Prishtinë apo Podujevë, Fushë-Kosovë, Lipjan e Obiliq arrin vlerën e akumuluar rreth 15 milionë euro.

Reqica ka theksuar se kjo vlerë është normalisht “për borxhe të akumuluara, të cilat janë më shumë se gjashtë muaj, sepse kostoja është e vogël 4.6”.

Përndryshe, KR “Pastrimi” nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar konsumatorët se “bazuar në borxhet e krijuara njofton të gjithë klientët e amvisërisë, bizneseve dhe institucioneve që do të bëhet procedimi i borxheve në procedurën përmbarimore përmes Përmbaruesve Privat”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika