Reshitaj për metodën IVF: Mund të ketë martesa mes vëllait e motrës

Metoda IVF mund të çojë në rritjen e rasteve të incestit pasi fëmija i lindur nga kjo metodë nuk njeh prindin gjenetik ka thënë deputetja Albena Reshitaj. Ajo ka thënë se Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar, ka shumë probleme

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, ka thënë se Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar ka shumë probleme.

Ajo në “Debat Plus” tha se lindja e fëmijës me metodën IVF mund të dërgojë deri te incesti.

“A e dini çka ndodh nëse fëmijës pas moshës 18-vjeçare që është krijuar nga IVF nuk e njeh prindin gjenetik, duke pasur parasysh çfarë e kemi numrin e popullsisë dhe duke u zvogëluar popullata/ Probabiliteti i martesës së një vëllai me motër është shumë i madh”, tha ajo.

Ajo tha se kjo është tejet shqetësuese.

“Krijimi i mundësisë për të pasur martesa mes vëllait dhe motrës, pastaj për të pasur fëmijë me anomali kongjenitale është shumë e madhe. Për mua është një Hiroshimë dhe Nagasaki”, u shpreh Reshitaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika