Reshitaj: S’e kuptoj pse MSh-ja i ka dhënë shumë rëndësi sterlizimit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, ka hedhur kritika për projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilzimin e asistuar mjekësor.

Ajo në “Debat Plus tha se në këtë projektligj është futur dhe i është dhënë rëndësi sterilizimit te të rinjtë.

“Jam fokusuar dhe kam ngritur shqetësimet e mia profesionale e shkencore. Çka ka ndodhur, është marrë udhëzimi administrativ i 2013-tës dhe është vendosur kozmetikë kamuflimi, duke vendosur pjesë që nuk përkojnë fare me fertizilimin e asistuar. Pjesa e sterilizimit, s’ka pasur nervojë të vendoset këtu, ajo është te neni 86 ku thuhet se sterilizimi mund të kërkohet me kërkesën individuale të dy personave”, tha ajo.

Ajo u shpreh se edhe ekspertët e jashtëm kanë vlerësuar se pjesa e sterlizimit duhet të hiqet nga projektligji.

“Nuk e kuptoj çfarë qëllimi politik, që e vendosim sterilizimin këtu. Ku e shënojmë djemtë dhe vajzat tona mund të sterliziohen. Duke pasur trendin e jetës, aktivitetin e gjeneratës së re trendin seksual, një ditë mund t’i bien pishman pse janë sterliziuar, por do të jetë vonë. Pse po ia rikujtojmë edhe një herë, përmes projektligjit”, tha ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika