E ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshtitaj ka treguar se cilën skuadër e përkrahë në botëror.
Ajo tha se “Argjentinë e kam favorit, sepse Messi është aty”.
Reshitaj po ashtu shtoi se “mendoj që është një momentum i tij dhe do të doja që të fitonte dhe ta përfundonte karrierën”.
Kjo është vetëm nata e dytë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.