Reshjet e borës në Kosovë, MPB njofton për gjendjen e rrugëve

Rrugët që shpijnë në vendkalimet kufitare vazhdojnë të jenë të kalueshme, përveç magjistrales Pejë – Kullë, njofton MPB-ja

Përkundër reshjeve të borës rrugët që shpijnë në vendkalimet kufitare vazhdojnë të jenë të kalueshme, përveç magjistrales Pejë – Kullë, ku maunat nuk mund të kalojnë.

Këto janë të dhënat e fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me gjendjen e rrugëve, të përditësuara rreth orës 07:00.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të bie borë në disa vende.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.

Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika