Reshjet e dendura të shiut rritin nivelin e ujit në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë

Në Kroaci e Bosnjë dhe Hercegovinë, është raportuar për reshje të mëdha të shiut të cilat kanë rritur nivelin e ujit





Reshjet e dendura të shiut kanë rritur nivelin e ujit në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Situatë më e rëndë raportohet të jetë në qarkun Sisak-Moslavina dhe në Hrvatska Kostajnica, shkruan N1.

Siç shkruan ky medium, në 24 orët e fundit niveli i ujit është rritur në më shumë se dy metra dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, rrezikohen banesat.

Në terren janë ushtria, zjarrfikësit, pjesëtarët e Mbrojtjes civile, Kryqi i Kuq.

Drejtori i Mbrojtjes Civile, Damir Trut, ka thënë se situata është nën kontroll dhe se janë kryer veprime përgatitore për mbrojtjen e popullsisë dhe objekteve.

“Kemi rreth 10 objekte që janë në kontakt me ujin, në katër prej tyre ka hyrë uji, por dëmet nuk janë shumë të mëdha”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në terren në Kostajnicë aktualisht janë 120 zjarrfikës, 50 ushtarë, 20 pjesëtarë të Kryqit të Kuq, 7 pjesëtarë të HGSS, 20 pjesëtarë të Njësitit për Intervenim Shtetëror, me të gjitha pajisjet që u nevojiten.

Ndërsa, kryetari i komunës së Hrvatska Kostajnicës, Dalibor Biscan, ka komentuar pretendimet e njerëzve se ndihma po iu ofrohet ngadalë..

“Unë nuk do të hyja në asnjë informacion të pasaktë. Gjysmë ore më parë, një familje jo shumë larg nga këtu është nxjerrë nga një automjet që ndodhej në ujë. Përhapja e dezinformatave e bën të vështirë për të gjithë këta njerëz që u erdhën në ndihmë më të cenuarve”, ka thënë ai.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika