Reshjet e mëdha të shiut ndërprejnë furnizimin me ujë të pijes në Mitrovicë

Pasojat e reshjeve të mëdha të shiut të shtunën e 20 nëntorit ka bërë që edhe banorët e Mitrovicës të mbesin pa ujë

Foto ilustrim





Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar të dielën se është ndërprerë prodhimi i ujit në Impiantin e Shipolit dhe Balincit e me këtë rast edhe furnizimi me ujë të pijshëm.

Sipas kësaj kompanie, shkaktarë të kësaj ndërprerjeje janë reshjet e mëdha atmosferike dhe turbullirat e ujit të papërpunuar.

“Si pasojë e reshjeve të mëdha atmosferike dhe ngritjes së nivelit të turbullshmërisë së ujit të pa përpunuar është ndërprerë prodhimi i ujit në Impiantin e Shipolit dhe Balincit dhe me këtë edhe furnizimi me ujë të pijes”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Ende nuk dihet se kur do të rikthehet furnizimi me ujë të pijes.

Ndërsa, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” , ka njoftuar se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike Fushë Kosova mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 10:00.

Sipas tyre, kjo situatë do zgjasë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë.

Po ashtu, sipas tyre se kjo situatë e bën të pamundur trajtimin e ujit në Shkabaj,  e në të njëjtën kohë çrregullime të furnizimit me ujë do të ketë edhe komuna e Drenasit.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika