Të shtypur nga rrëshqitjet e dheut mbetën 35 persona që u groposën në shtëpitë e tyre, e në këtë në mes tyre 22 ishin fëmijë.
Moti ekstrem goditi rajonet veriore dhe perëndimore të Pakistanit, duke bllokuar rrugët dhe duke dëmtuar qindra shtëpi.
Edhe ekspertët u befasuan nga bora, pasi Pakistani është zakonisht i lagësht në mars.
Ish-drejtori i departamentit meteorologjik të vendit, Mushtaq Ali Shah, ia atribuoi kushtet e pazakonta ndryshimeve klimatike.
Ai shtoi se një stuhi e lehtë breshëri që zgjat “për disa çaste” nuk do të ishte aq befasuese, por është e pazakontë që kjo të vazhdojë përmbi 30 minuta.
Hajit Shah, një banor i rrethit Kirk në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa, tha se kishte përjetuar borë në lagjen e tij vetëm një herë më parë.
“Me sa mbaj mend, kishte reshje të lehta bore për disa minuta rreth 25 apo 30 vjet më parë”, tha ai për BBC.
Prej disa ditësh në disa rrethina është ndërprerë plotësisht energjia elektrike.
Departamenti meteorologjik i Pakistanit tha në parashikimin e tij javor se “mot kryesisht i ftohtë dhe i thatë” pritet në shumicën e pjesëve të vendit për pjesën tjetër të kësaj jave, megjithëse disa pjesë të Balochistanit dhe Kashmirit duhet të presin “reshje bore mbi kodra”.