Reshjet e para të borës në Prishtinë, Rama bën thirrje për kujdes të shtuar në rrugë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të kenë kujdes gjatë ngasjes së veturave.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama pas rënies së borës së parë për këtë sezon ka njoftuar se po kujdesen që rrugët të jenë të qarkullueshme për të gjithë.

Rama përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të kenë kujdes gjatë ngasjes së veturave.

“Bora e parë ka mbuluar Prishtinën tonë me një veshje të bardhë magjike! E ne po kujdesemi që rrugët tona të jenë të pastra e lehtë të qarkullueshme për të gjithë. Të dashur qytetarë, keni kujdes gjatë ngasjes së veturave. Le ta përcjellim borën e parë me dashuri dhe kënaqësi”, ka shkruar Rama.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika