Reshjet e shiut në Podujevë, Bulliqi: Është rënduar gjendja e shtretërve të lumenjve dhe qarkullimi në komunikacion

“Situata është e menaxhueshme, ndërsa si institucione lokale i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në rast të përkeqësimit të situatës nga reshjet e shiut ditëve në vijim”, ka shkruar Bulliqi.

Kryetari i Komunë së Podujevës, Shpejtim Bulliqi

Gjatë të premtes dhe së shtunës reshjet e dendura të shiut kanë  rënduar gjendjen e shtretërve të lumenjve dhe qarkullimin në komunikacion në Podujevë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, ku nëpërmjet një postimi në Facebook njoftoi se ka përcjellë gjendjen nga afër në fshatrat Batllavë, Gerdoc, Bellopojë, Lluga dhe Siboc.

“Situata është e menaxhueshme, ndërsa si institucione lokale i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në rast të përkeqësimit të situatës nga reshjet e shiut ditëve në vijim”, ka shkruar Bulliqi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika