Reshjet e shiut vërshojnë rrugët në qarkun e Shkodrës, 15 turistë bllokohen në Theth

Si pasojë e shiut që ka vazhduar gjatë gjithë natës rruga në Teth është bllokuar dhe rreth 15 turistë kanë mbetur të bllokuar

Vetura e bllokuar Teth

15 turistë kanë mbetur të bllokuar në Theth pasi rruga ku po udhëtonin u dëmtua si pasojë e motit të keq me reshje të dendura shiu.

Probleme si pasojë e shiut që ka vazhduar gjatë gjithë natës raportohen në disa zona të qarkut të Shkodrës.

Në Fushën e Muriqanit, Njësia Administrative Ana e Malit, përrenjtë kanë dalë nga shtrati duke përmbytur një sipërfaqe prej 400 hektarësh.

Nga shtrati ka dalë dhe përroi i quajtur Glinë dhe lumi Gjadër, të cilët kanë dëmtuar rrugët e lagjeve dhe infrastukturën në Qytetin e Vaut të Dejës, njofton Top Chanel.

Autoritetet njoftojnë se nuk ka energji elektrike në pothuajse të gjitha njësitë administrativ dhe bashkia po merr masa për evakuuimin e banoreve në rast se do të ketë përkeqësim të situatës, pasi reshjet po vazhdojnë me intensitet të lartë pa ndërprerje.

Reshjet e shiut vijojnë dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika