Retkoceri: Vendimet e Ramës janë revanshe politike, hakmarrje e pastër politike

Vendimet e kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, Leutrim Retkoceri nga Partia Demokratike e Kosovës, i ka quajtur revanshe politike, një hakmarrje politike e tij

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim për ristrukturim të kabinetit qeverisës të kryeqytetit.

Vendimet e Ramës, Leutrim Retkoceri nga Partia Demokratike e Kosovës, i ka quajtur revanshe politike, një hakmarrje politike e tij.

Kjo sepse sipas Retkocerit, kjo ishte një lloj preteksti që ta mbulojë skandalin e ndërrimit të pronave.

“Vendimet e Ramës kanë qenë revanshe politike për të cilat dy ditë më herët ne kemi dalë në një konferencë për media… kuvendi komunal ka ditur të na imponohet dhe të na prezantohet një rregullore për orarin e barnatoreve. Drejtori që e ka prezantuar këtë propozim e ka bërë një rregullore në krye në veti … por qytetarët nuk e kanë marrë njoftimin e duhur se kur punojnë këto barnatore. Aty e kemi parë që kuvendi nga Rama po trajtohet si makinë e votimit, merr vendime edhe të gabueshme sepse vendimet i përgatit ekzekutivi”, tha ai.

Ai thekson se argumenti i Ramës nuk qëndron as edhe një për qindje të asaj çfarë ka ndodhur.

“Rama në reagimin që ka pasur edhe nënkryetarja Donjeta Sahatçiu e ka treguar shumë qartë se po të kishte qenë vullneti dhe mundësia që të ndryshohet gjendja, Rama do të mundte të merrte një vendim qysh e ka marrë në lidhje me procesin e prokurimit të digjitalizimit të shkollave, por nuk e ka marrë. Ky ka qenë preteksti që me mbeturina të mbulojë skandalin e ndërrimit të pronave. Ka qenë revansh politik, hakmarrje e pastër politike për shkak se i ka djegur skandali në të cilin ish klientët e tij iu jep prona të komunës, ky është konflikt interesi”, shtoi më tej Retkoceri.

Këto revanshe politike sipas Retkocerit, nuk mund të ndërrojnë rrjedhën e epilogut të ndalimit të këtij këmbimi të dëmshëm që e është bërë publik.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika